Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Crystal Palace shkruan historinë/ Në vendin e 15 në Premier, por fiton Conference League

schedule11:49 - 28 Maj, 2026

schedule 11:49 - 28 Maj, 2026

Kristal Palace shkruan historinë dhe për herë të parë fiton një trofe në futbollin europian. Skuadra angleze triumfoi në finalen e Conference League, duke mundur 1-0 Rajo Vajekano.

Një triumf I merituar dhe shpërblimi i të gjitha parashikimeve, që shihnin që në fillim londinezët si favoritë kryesorë. Kristal Palace ishte më kërkues, ndërsa pavarësisht rasteve, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas pushimit, sfida u zhbllokua shumë shpejt. Mateta gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke kaluar anglezët në epërsi. Nuk sollën asgjë përpjekjet e Rayo Vallecano, ndërsa goli i sulmuesit francez vendosi fatin e ndeshjes dhe triumfin e Kristal Palace.



Ky është trofeu i parë i këtij lloji për formacionin londinez, që sezonin e fundit në Premier League e mbylli në vendin e 15-të. Po ashtu, ky është trofeu i dytë europian për skuadrat angleze, pas Europa League të fituar nga Aston Villa një jave me pas.

Premier League do të merrte gjithcka në Europë, nëse Arsenali do të fitojë të shtunën finalen e Champions kundër Paris SG. Por edhe nëse kjo nuk ndodh, skuadrat angleze kanë konfirmuar dominimin e tyre, pasi nëntë prej tyre do të luajnë në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!