Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia ekstradon të kërkuarin e grupit të ‘Visit të Pojës”/ Dy të tjerë ekstradohen nga Gjermani e Angli

schedule11:34 - 28 Maj, 2026

schedule 11:34 - 28 Maj, 2026

Tre persona në kërkim janë ekstraduar këtë të enjte, për në vendet ku duhet të vuajnë dënimet për veprat kriminale të kryera.

Nga Italia në Shqipëri, është esktraduar sot Sueld Elezi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 30.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Sueld Elezi pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si ‘Visi i Pojës, i shpallur në kërkim në kuadër tëoperacionit Ura. Ai akuzohet se në vitin 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 2 kg Kokainë në Itali, ndërsa gjatë vitit 2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 932 kg Kokainë në Itali.

Sakaq, nga Shqipëria në Gjermani u ekstradua sot 43 vjecari Roy Garin, banues në Izrael, pasi autoritetet gjermane kanë lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Mashtrimi me shuma të mëdha”, për 33 raste.



Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, u bë i mundur ekstradimi i 34 vjecarit Altin Shehu, sepse Gjykata e Kentit të Veriut, në Mbretërinë e Bashkuar, me vendimin e datës 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!