Numri i rasteve me Hantavirus nga anija turistike MV Hondius është rritur në 13. Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se Spanja raportoi një rast midis pasagjerëve që janë në karantinë.
Megjithatë agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara theksoi se situata mbetet e qëndrueshme. Numri i vdekjeve nuk është rritur dhe të vetmit që kanë ndërruar jetë nga virusi janë tre persona që ishin në anije.
Në dy javët e fundit, të gjithë pasagjerët e mbetur, anëtarët e ekuipazhit dhe stafi mjekësor kanë nga anija luksoze MV Hondius dhe janë dërguar në vendet e tyre për t’u karantinuar.
Hantaviruset janë viruse që transmetohen nga brejtësit dhe mund të infektojnë njerëzit dhe të shkaktojnë sëmundje.
Virusi i Andeve është i vetmi lloj hantavirusi që dihet se përhapet nga personi në person. Kjo përhapje zakonisht kufizohet tek njerëzit që kanë kontakt të ngushtë me personin e sëmurë.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin e sëmundjeve, simptomat e hantavirusit zakonisht fillojnë të shfaqen 1 deri në 8 javë pas kontaktit me një brejtës të infektuar, prandaj shpesh rastet konfirmohen vonë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ka 10,000 deri në 100,000 raste te njerëzit në nivel global çdo vit, me ashpërsi që ndryshon në varësi të llojit.
/abcnews.al/


