Duhet edhe “po”-ja e lojtarit, Milani gatuan afrimin e radhës

schedule09:43 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 09:43 - 31 Dhjetor, 2019

Zlatan Ibrahimovic ishte vetëm afrimi i parë. Milani po punon prej javësh për të afruar një qendërmbrojtës dhe tashmë gjithçka po shkon drejt konkretizimit të marrëveshjes. Gazetta Dello Sport raporton se Milani ka gjetur akordin me Jean-Clair Todibo.

Kuqezinjtë kanë rënë dakord me Barcelonën, që ta huazojnë 19-vjeçarin francez, ndërkohë që në kontratë do të ketë një klauzolë për blerjen e tij. 20 milionë euro do mbyllnin këtë operacion merkatoje në mënyrë përfundimtare.

Gjithsesi ende nuk është mbyllur gjithçka. Todibo që në fillim ka qenë pro kësaj lëvizje, por ende nuk e ka thënë “po”-në e fundit. Raportohet se sot, ose maksimalisht nesër, do të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Besohet se mbrojtësi qendror do të firmosë dhe do të jetë pjesë e Milanit në vazhdim. /abcnews.al

 

Jean-Claire Todibo