Berisha në garë me veten u rizgjodh, por kush e beson? Sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News i rezultoi se 75% e tyre nuk kanë asnjë interes se çfarë ndodhi të shtunën me referendumin e PD-së.
Por çereku tjetër, shumica prej të cilëve demokratë, referendumi i Berishës i ka ndarë.
16% thanë se kryetar i PD duhet të jetë vetëm doktori, kurse 9% të tjerë mendojnë të kundërtën: rizgjedhja e doktorit në garë me veten është vdekja e demokracisë në PD.



