Presidentja e Meksikës ka thënë se vendi do të lejojë që ekipi kombëtar iranian të qëndrojë atje gjatë Kupës së Botës FIFA që do të zhvillohet së shpejti.
Claudia Sheinbaum tha se qeveria e saj ra dakord për këtë veprim pasi SHBA-të nuk donin ta pritnin ekipin, shkruan Sky News.
Federata iraniane e futbollit më parë kishte kërcënuar se do ta bojkotonte turneun për shkak të luftës, përpara se të konfirmonte se do të luante “patjetër” në fillim të këtij muaji.
Në ditët e para të konfliktit, Donald Trump sugjeroi se nuk do të ishte “e përshtatshme” që ekipi iranian të merrte pjesë “për jetën dhe sigurinë e tyre”, përpara se më vonë të tërhiqej nga komentet e tij.
Ata janë planifikuar të luajnë dy herë në Los Angeles në fazat e grupeve dhe një herë në Seattle, me ndeshjen e tyre të parë kundër Zelandës së Re më 16 qershor./abcnews.al


