Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapen aplikimet për skemën kombëtare/ Eksperti: Mundësi e rëndësishme, sektori i bujqësisë kërkon mbështetje serioze financiare

schedule14:30 - 25 Maj, 2026

schedule 14:30 - 25 Maj, 2026

Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë. Fermerët do të kenë afat deri në 25 qershor për të aplikuar, ndërsa vetëm në orët e para janë dorëzuar rreth 5 mijë kërkesa.

Eksperti për Bujqësinë, Leons Hasani në një intervistë në “Money Report” në ABC News, foli për skemën kombëtare të Bujqësisë 2026, dhe hapjen e aplikimeve për të gjithë fermerët.

Ai e cilësoi skemën si një mundësi të rëndësishme financimi dhe mbështetjeje për sektorin bujqësor.



“Një lajm pozitiv që hape skema kombëtare e mbështetjes për fermerët. Është një mundësi financim dhe mbështetje për fermerët. Në afatgjatë patjetër skema duhet parë, deri më sot skemat e mëparshme kanë qen thjesht pensione…Sektori i bujqësisë kërkon një mbështetje serioze në financa pasi kërkohet edhe një rritje cilësore e produkteve shqiptare”, tha ai.

Ai ndaloi edhe te nisma për mbështetjen e të rinjve në zonat rurale, duke theksuar se ndërhyrja është e domosdoshme për të frenuar largimin masiv të të rinjve nga ato zona.

“Ka një largim masiv të të rinjve nga zonat rurale dhe  është momenti i duhur për të ndërhyrë dhe për të investuar qoftë në infrastrukturë, qoftë edhe në teknologji. Sektori i Bujqësisë kërkon instrumentet të duhura financiare. Rreth 60 % e buxhetit të BE shkon për politikën e përbashkët bujqësore, dhe qeveria shqiptare të mundohet të krijojë një standard mbështetës për bujqësinë shqiptare”, u shpreh Hasani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!