TIRANË- Greqia kërkon rifillimin e negociatave me Shqipërinë për çështjen e detit.
Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, ka mbërritur në kryeministri, ndërsa do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Diplomati grek pasi mbërritjes në Tiranë, fillimisht u takua me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi, me të cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale.
Gjashtë vite më parë, si ministër i Jashtëm i Greqisë, Dendias ra dakord në Tiranë për ta zgjidhur çështjen e “Detit” në Gjykatën Ndërkombëtare./abcnews.al


