Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA publikon grupin e dytë të dosjeve të deklasifikuara mbi UFO

schedule17:45 - 22 Maj, 2026

schedule 17:45 - 22 Maj, 2026

SHBA publikoi të premten një grup të dytë dokumentesh të deklasifikuara lidhur me pretendimet për takime me UFO, ku përfshihen rrëfime për sfera të gjelbra misterioze, disqe dhe topa zjarri të raportuara nga dëshmitarë.

Koleksioni i parë i dokumenteve të Departamentit të Mbrojtjes u publikua më 8 maj me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, duke vazhduar përpjekjet e qeverisë për transparencë mbi objektet fluturuese të paidentifikuara, të nisura që nga fundi i viteve 1970.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se dokumentet, fotografitë dhe videot e sapopublikuara lidhur me atë që qeveria i quan “fenomene anomale të paidentifikuara” kanë nxitur spekulime prej vitesh.



“Ka ardhur koha që populli amerikan t’i shohë vetë”, tha ai në një deklaratë.

“Publikimi i këtyre dokumenteve të deklasifikuara dëshmon përkushtimin serioz të administratës Trump ndaj një transparence të paprecedentë”, shtoi ai.

Mes 222 dosjeve të bëra publike të premten është edhe një raport prej 116 faqesh që detajon hetime dhe raportime për shfaqje misterioze në një objekt shumë sekret në Sandia, në Nju Meksiko, midis viteve 1948 dhe 1950 – pranë vendit të incidentit të vitit 1947 në Roswell të Nju Meksikos, i cili në shumë teori konspirative konsiderohet si një përplasje e mundshme UFO-je.

“Kjo dosje përmban 209 raportime për ‘sfera të gjelbra’, ‘disqe’ dhe ‘topa zjarri’ pranë bazës ushtarake”, tha departamenti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!