Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Wendt: Duam një SPAK, apolitik! Nura: Mesazh i drejtpërdrejtë për sistemin e drejtësisë, SHBA e shikon Shqipërinë si pikë strategjike

schedule18:35 - 20 Maj, 2026

schedule 18:35 - 20 Maj, 2026

TIRANË– Ambasadori i ri i propozuar nga presidenti Trump për Shqipërinë, zhvillon seancë dëgjimore në Senatin Amerikan. Eric Wendt tha se do të punonte për të forcuar Shqipërinë si një vend ligjor të sigurt për shtetasit dhe investimet amerikane.

Ambasadori tha se SHBA ka mbështetur një SPAK apolitik dhe të investuar në luftën kundër trafiqeve, ndërsa quajti portin e ri të Porto Romanos një pikë kyçe edhe për interesat amerikane.

Gazetari Artur Nura vlerësoi kandidaturën e propozuar nga presidenti Donald Trump për ambasador në Shqipëri, gjatë një interviste në Tirana Live”.



Nura e cilësoi si domethënës mesazhin që vjen nga Shtëpia e Bardhë për një sistem drejtësie apolitik në Shqipëri, duke theksuar se ky është një sinjal i drejtpërdrejtë për institucionet e drejtësisë në vend.

Sipas tij, një tjetër element i rëndësishëm lidhet me aspektin strategjik dhe ushtarak të Shqipërisë në rajon. Ai u shpreh se SHBA ka kuptuar rëndësinë gjeostrategjike të Shqipërisë dhe se me ardhjen e ambasadorit të ri mund të ecë përpara edhe projekti për një bazë tjetër të NATO në vend.

Më tej, Nura theksoi gjithashtu se propozimi për ambasador tregon vëmendjen që SHBA-ja i kushton Ballkanit. Ai u shpreh optimist se kandidatura do të kalojë në Senatin Amerikan dhe se ambasadori mund të jetë në Tiranë deri në muajin shtator.

“Elementi i apolitizmit, i cili vjen nga Shtëpia e Bardhë, është një mesazh i drejtpërdrejtë për sistemin e drejtësisë. Mesazh që vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe duhet mbajtura shënim. Elementi i dytë është strategjik në pikëpamjen ushtarake. SHBA kanë kuptuar rëndësinë gjeostrategjike të Shqipërinë.

Me ardhjen e ambasadorit, edhe baza e propozuar, por ende e miratuar, për të pasur një bazë tjetër të NATO do shkojë drejt një udhe përfundimtare dhe jo rastësisht vjen një ushtarak. Është një emërim i mirëstudiuar”, tha ai.

Propozim i ambasadorit tregon se SHBA e konsideron Ballkanin.Pashë të gjithë historiken e ambasadorit, mendoj se do kemi shumë shpejt ambasadorin këtu. Kalon në Senat, të paktën deri nga shtatori ta kemi në Tiranë dhe ta kemi operativ ambasadorin”, theksoi ai./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!