Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në tregun e Lushnjes, identifikohen tre shtetas si autorë të dyshuar. Kamerat ndihmuan në zbardhjen e dinamikës

schedule10:33 - 20 Maj, 2026

schedule 10:33 - 20 Maj, 2026

Hetimet për zjarrin që shkrumboi tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies.

Burime nga Komisariati i Policisë Lushnjë konfirmojnë se tre personat janë shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e tyre.

Këqyrja e kamerave të sigurisë pranë tregut ka ndihmuar në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Sipas hetuesve, tre shtetas janë afruar në pjesën e pasme të tregut dhe më pas kanë hyrë brenda ambienteve të tij.



Pas këtij momenti nuk ka pamje filmike të drejtpërdrejta të zjarrvënies, pasi tendat e vendosura nga tregtarët mbi tezga kanë penguar fushën e vëzhgimit të kamerave në atë pjesë të tregut. Megjithatë, kamerat e jashtme kanë regjistruar fillimisht dalje tymi dhe më pas flakët, vetëm pak minuta pas hyrjes së tre personave në treg.

Grupi hetimor dhe inspektorët vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, Bashkia e Lushnjës po përgatit një projektvendim për kompensimin e dëmeve të tregtarëve, i cili pritet të paraqitet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Zjarri që përfshiu tregun publik të Lushnjës shkrumboi pothuajse të gjithë strukturën dhe produktet e depozituara në tezgat e të paktën 25 tregtarëve.

Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi motivin e zjarrvënies.

Tregu frekuentohet nga rreth 150 tregtarë, të cilët do ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrugën pranë tregut deri në riparimin e strukturës së dëmtuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!