Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NATO garanton: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk ndikon në aftësitë mbrojtëse të Aleancës

schedule18:37 - 19 Maj, 2026

schedule 18:37 - 19 Maj, 2026

Komandanti i lartë i NATO në Europë, gjenerali amerikan Alex Grinkewitz, deklaroi se tërheqja e paralajmëruar e forcave amerikane nga Europa nuk do të ndikojë në aftësitë mbrojtëse të Aleancës.

Duke folur për mediat, Grinkewitz komentoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr rreth 5 mijë ushtarë amerikanë të stacionuar në Gjermani.

“Mund të theksoj se ky vendim nuk ndikon në zbatimin e planeve tona rajonale në sektorin e mbrojtjes”, deklaroi ai.



Sipas gjeneralit amerikan, ndërsa vendet aleate forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të reduktojnë gradualisht praninë e tyre ushtarake në Europë dhe t’i zhvendosin forcat drejt prioriteteve të tjera globale.

“Ndërsa aleatët ndërtojnë kapacitetet e tyre, SHBA-të mund të tërheqin disa nga forcat e veta dhe t’i përdorin ato për prioritete të tjera në mbarë botën”, tha ai.

Grinkewitz shtoi se procesi i ripozicionimit të forcave amerikane do të varet nga aftësia e vendeve europiane të NATO për të përmbushur angazhimet e marra në samitin e vitit 2025 në Hagë, ku vendet anëtare ranë dakord të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në të paktën 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ai sqaroi se nuk ka ende një afat të saktë për përfundimin e këtij procesi, duke theksuar se bëhet fjalë për një strategji afatgjatë që do të zgjasë për shumë vite.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!