Real Madrid po mendon për rinovimet dhe i pari që ka firmosur kontratën e re është Karim Benzema. Sulmuesi francez është pjesë e “Los Blancos” prej vitit 2009 dhe cilësohet si një nga “veteranët” e ekipit.
E vjetra i përfundonte në vitin 2021, ndërsa bashkëpunimi është zgjatur me një tjetër vit sipas raportimeve të Marca. Benzema do të vijojë të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit 2022, atëherë kur sulmuesi do të jetë 34 vjeç.
Francezo-algjeriani ka mbajtur peshën e sulmit të Realit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe ia ka dalë të shënojë 46 gola në dy sezonet e fundit. Zyrtarizimi i rinovimit është çështje orësh dhe klubi spanjoll pritet të bëjë publike akordin e ri me lojtarin. /abcnews.al