Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Territorialja/ Deputetja: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

schedule19:40 - 17 Maj, 2026

schedule 19:40 - 17 Maj, 2026

Deputetja e PS Aulona Bylykbashi tha për Newsroom se rishikimi i reformës territoriale të vitit 2015 synon përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke ruajtur anët pozitive të saj. Sipas saj, problematika kryesore lidhet me funksionimin e njësive administrative, ku në disa raste mungon delegimi i kompetencave për ofrimin e shërbimeve pranë qytetarëve. Bylykbashi theksoi se po shqyrtohen modele për standardizimin dhe konsolidimin e shërbimeve në të gjitha njësitë administrative.

” Arsyeja pse po bëhet reforma dhe po rishikohet ajo e 2015, ku përgjithësisht thonë që është një reformë pozitive dhe ka gjëra për t’u rregulluar. Ka një analizë të gjatë nga APS, ku kryesisht në disa njësi nuk shkon shërbimi, sepse kryetarët duhet të delegojnë kompetenca që qytetari ta marrë shërbimin tek njësia. Shumë të kënaqur janë qytetarët e atyre njësive ku janë deleguar kompetencat.

Të gjithë kemi një vëmendje të shtuar tek njësitë administrative për të gjetur një mënyrë për të qenë në formë të konsoliduar për dhënien e shërbimit, të mos jetë një çështje e fragmentarizuar. Po shohim opsione që shërbimi të jetë i standardizuar.”  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!