Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, ku ka kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla.
Skender Hita thekson se jane regjistruar disa ngjarje të rënda gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor.
Sipas tij, problem kryesor ai ka theksuar shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, por edhe mbajtjen e armëve të ftohta.


