Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Transparencës njofton çmimet e karburanteve, rritet nafta

schedule11:14 - 16 Maj, 2026

schedule 11:14 - 16 Maj, 2026

Rriten çmimet e karburanteve ne Shqipëri. Bordi i Transparencës në mbledhjen e radhës vendosi

Që çmimi  i shitjes së naftës  në pikat e tregtimit me pakicë nuk do të jetë  më shumë se 202 lekë/litri ose rreth 4 lekë më shumë .Më herët një litër naftë kushtonte 198 lekë.

Ndërkohë që është vendosur edhe rritja e çmimit të benzinës e cila do të kushtojë 188 lekë nga 185 që ishte ose 3 lekë më shtrenjtë. Këto çmime do të zbatohen nga tregtarët në vend deri në një tjetër vendim të bordit të Transparencës.



Me këtë nivel çmimi nuk zbatohet ulja e akcizës me 20%. Ky mekanizëm hynë në fuqi nëse nafta tejkalon çmimin 220 lekë për litër.

Vendimi për shtrenjtimin e  karburanteve vjen në një kohë që edhe në tregjet ndërkombëtare nafta është rritur dhe po tregtohet me rreth 110 lekë për fuçi.

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3%, pasi komentet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ministrit të jashtëm të Iranit ulën më tej shpresat për një marrëveshje për t’i dhënë fund sulmeve dhe konfiskimeve të anijeve rreth Ngushticës së Hormuzit.

Sipas analistëve  toni midis SHBA-së dhe Iranit është bërë përsëri konfrontues. Ndërsa armëpushimi është në fuqi, shpresat për një rihapje të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit janë zbehur.

Rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalon normalisht nëpër ngushticë, e cila është porta hyrëse për në Gjirin Persik dhe rruga kryesore e eksportit për vende të tilla si Arabia Saudite, Iraku dhe Katari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!