Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri përfshin një banesë në Maliq, raportohet për dëme materiale

schedule10:01 - 16 Maj, 2026

schedule 10:01 - 16 Maj, 2026

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vlocisht, në bashkinë Maliq, gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në banesë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit në banesat pranë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.



Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë rrjeti elektrik i amortizuar, i cili ka shkaktuar shkëndija elektrike. Ndërkohë, policia po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!