Një aksident është regjistruar këtë të premte në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Sipas informacioneve paraprake, personat që udhëtonin në automjet kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht, pa pasoja të rënda për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


