Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle në burgun e Durrësit, sekuestrohen sende të ndaluara/ Operacioni në bashkëpunim me SPAK dhe BKH

schedule11:48 - 15 Maj, 2026

schedule 11:48 - 15 Maj, 2026

Gjatë kontrolleve të befasishme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, janë zbuluar dhe sekuestruar sende të ndaluara në ambientet e burgut.

Kontrollet janë ushtruar nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në godinën “B” është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip iPhone, së bashku me një karikues dhe një fishë lidhëse të improvizuar, të cilat i përkisnin Artur Hoxhosmanit. Ky i fundit ndodhet në paraburgim si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 6 ton kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.



Autoritetet kanë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe kanë mbajtur procesverbal për bllokimin e sendeve të ndaluara.

Ndërkohë, strukturat përkatëse të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme ligjore për rastin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!