Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Demaçi distancoi shqiptarët nga Jugosllavia”/ Intervista e ish presidentit të Kosovës nga Haga

schedule22:29 - 14 Maj, 2026

schedule 22:29 - 14 Maj, 2026

Nga Haga, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për ABC News dhe Kanal10.

Thaçi tregoi për fëmijërinë e tij, kohën e luftës dhe përjetimin në paraburgim që prej vitit 2020.

Ai u ndal te shkrimtari Adem Demaçi, ku sipas tij, ishte personi i cili distancoi shqiptarët nga Jugosllavia.



“Fillimisht më lejo Arben, të falënderoj të gjithë qytetarët dhe juve personalisht për ngushëllimin dhe solidarizimin me familjen time. Me lejen e DHSK-së, para rreth një viti udhëtova nga Haga për në Prishtinë. E dija, brenga e izolimit tim mund t’ia ketë përshpejtuar keqësimin e gjendjes së babait, e cila i kushtoi me jetë. Prindërit kanë pasur jetë jo të lehtë deri në fillimin e viteve ’80-ta, derisa katër vëllezërit dhe motra e madhe (fëmija më i madh) filluan të punonin në Perëndim. Kjo rrethanë me krijoj mundësinë, që kah kah mesi i asaj dekade, si nxënës e më vonë edhe si student fillestar, gjatë qëndrimit në Vjenë dhe Paris fillova të mësoj për pluralizmin, mediat e lira, shoqërinë civile, të drejtën e protestës, sindikatat, ekonominë e lirë dhe kriteret e tjera demokratike. Në Vjenë, në muzeun ”Belvedere”, e pashë nga afër shpatën e Skënderbeut; m’u duk shumë e vogël për heroizmat e mëdha të tij, për pak m’u thye miti për kryeheroin kombëtar.

Në Paris, me motrën Miradije vizitova “Luvrin”, shëtita edhe përgjatë lumit Sena. Qëndrova një pasdite edhe në Versajë. Pak më tepër se një dekadë më vonë, jo larg nga Versaja, në Rambuje do të kaloja momentet më dramatike të jetës kur vendosej për Kosovën – të jetojë apo të zhduket. Këto udhëtime drejt Evropës shënojnë për mua edhe vëzhgimet dhe përjetimet e para të hapësirave të ish-Jugosllavisë. Zagrebin, Lubjanën por edhe Beogradin… kujdes shikuesit apo lexuesit – prisni pak mos u rrëmbeni me akuzë para se ta përfundoj rrëfimin…

Një vendas i imi, shofer autobusi në linjën Mitrovicë-Beograd, kishte siguruar disa vende të lira në autobus dhe disa bileta për ndeshje. Informova babain se me disa shokë të shkollës doja të shkoja të përcjell ndeshjen, u befasua… ma preu shkurt, në Beograd nuk ka siguri – nuk do të shkosh. Disa prej shokëve shkuan. U zemërova paksa.

Më vonë kuptova edhe më qartë se si Arben Demaçi  idha kuptim idesë politike për Republikën e Kosovës, e transformoi atë në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore . Ai ishte shndërruar jo vetë simbol vuajtje kombëtare, por edhe ide dhe kauzë lirie për shqiptarët e ish-Jugosllavisë. Përpos rrethanave dhe faktorëve të tjerë, izolimi i tij fizik ndikoi në legalizimin e flamurit kombëtar “, tha ndër të tjera, Hashim Thaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!