Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkiakët kundër qarqeve/ Të zgjedhurit e Elbasanit në Komisionin e Reformës Territoriale

schedule16:02 - 13 Maj, 2026

schedule 16:02 - 13 Maj, 2026

Qarqet nuk bëjnë asnjë. Kjo nuk është një akuzë, është konstatim i kryetarëve të bashkive, të qarkut të Elbasanit, që këtë të mërkurë erdhën për t’u dëgjuar lidhur me reformën territoriale që duhet të ndodhë.

“Kryetarët e njësive të jenë në zonë. Qarqet nuk bëjnë asnjë.”, tha Nuri Belba, kreu i Bashkisë Përrenjas.

“Këshilli i qarkut ka dalë nga roli koordinues i njësive, është inekzistencë. Të rishikohet.”, tha kreu i Bashkisë Belsh, Arif Tafaj.

Këto kryebashkiakë folën për performancë të mirë që ju ka ardhur si pasojë e zgjerimit të bashkive të reformës së 2014, por sërish shtojnë se atyre u nevojiten më shumë kompetenca që mund t’ua ngarkojë qeveria.



“Një kryetar bashkie nuk është i kënaqur me çfarë kompetenca ka. Na marrin në telefon edhe për një infermiere që nuk është aty. Ato nuk lidhen me ne.”, tha Belba.

“Tirana duhet të lëshojë kompetenca”, tha Tafaj.

Kjo ishte dëgjesa e parë me kryebashkiakët dhe në Tiranë do të thirren të gjithë, në këto javë dëgjesash mbi reformën administrative territoriale. PS dhe PD kanë shprehur edhe në Komision rezerva mbi funksionimin e qarkut, ndërkohë të dyja palët kanë variante për t’i zëvendësuar me rajone, më pak se tetë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!