Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar se vendet europiane të NATO-s po fokusohen në rritjen e buxheteve të mbrojtjes, por ende mbeten mangësi serioze në kapacitetet raketore, logjistike dhe transportin strategjik. Sipas tij, Europa vazhdon të varet nga SHBA për mbulimin e këtyre boshllëqeve, pasi aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhuese në industrinë ushtarake.
“Europianët e NATO-s e kanë vënë theksin te rritja e buxhetit, por duhen rritur edhe kapacitetet raketore, si dhe transporti strategjik dhe logjistik. Që të mbulohet ky boshllëk që prej disa vitesh mbulohet nga SHBA, duhet që Europa të ketë një vullnet politik të unifikuar dhe aftësi prodhuese të kapaciteteve. Kapacitetet europiane për të prodhuar sisteme që nuk i kanë në dispozicion nuk ekzistojnë. Ka kohë për t’u bërë, pasi industria ushtarake ende nuk e plotëson këtë boshllëk.”
Eksperti Geron Kamberi tha se zhvendosja e prioriteteve të SHBA nga Ukraina drejt Venezuelës dhe Iranit e ka gjetur Bashkimin Europian të papërgatitur për këtë ndryshim strategjik. Kamberi theksoi se përshkallëzimi i retorikës në forume ndërkombëtare si OKB dhe Davos ka treguar një tension të ri në marrëdhëniet transatlantike.
“Qasja që ka Trump nëse do të jetë e përkohshme dhe kalimtare, apo nuk do të jenë njësoj raportet e SHBA me Europën. Kjo qasje që ka administrata e SHBA-së kundrejt marrëdhënieve me europianët vjen edhe për shkak të prioriteteve. Europa priste qe SHBA të zgjidhte konfliktin dhe luftën, dhe befasisht u gjend përpara një qasje krejt të ndryshme. Trump e përcaktoi që nuk do të jetë ky prioriteti i zgjidhjes së krizës në Ukrainë, por e spostoi në Venezuelë dhe më pas në Iran. BE është gjetur e papërgatitur për këtë lëvizje; nuk e kishte menduar që përshkallëzimi i deklaratave, qoftë në OKB apo Davos, ku retorika ndaj qasjes së Europës ishte e fortë dhe madje termat politikë.”


