Skuadra e Leipzig po bën një sezon të shkëlqyer në Bundesliga dhe në Champions League, me të besuarit e Nagelsmann që duken të pandalshëm. Ekipi gjerman ka në përbërje talente të shumtë dhe shumica e tyre, po kërkohen në merkato.
Timo Werner është lojtari më i kërkuar në merkato, por dhe mbrojtësi i talentuar Dayot Upamecano është objektiv i shumë skuadrave. Arsenali dhe Tottenham janë dy ekipet e interesuara për shërbimet e francezit, i cili duket se nuk ka ndërmend të rinovojë.
Kontrata e Upamecano skadon sezonin e ardhshëm dhe Leipzig është i hapur të dëgjojë ofertat. Rreth 50 milionë euro pritet të jetë oferta që mund të bëjnë dy klubet londineze dhe merkato e janarit do të jetë e nxehtë./abcnews.al