Delfinët kanë shoqëruar dhe dhuruar spektakël në det për turistët që ishin duke shijuar gadishullin e Karaburunit dhe ujin e kristalte pranë Gjirit të Bristanit.
Turistë anglezë, gjermanë dhe francezë, të cilët po lundronin me një mjet lundrues tip gomone në këtë zonë, janë surprizuar nga prania e delfinëve që kanë ndjekur për disa minuta udhëtimin e tyre pranë brigjeve të Karaburunit.
Siç duket edhe në pamje, delfinët kanë shoqëruar mjetin lundrues, duke krijuar momente të veçanta për vizitorët e huaj që po eksplorojnë bukuritë natyrore të rivierës shqiptare.


