Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ku foli për procesin e negociatave, si edhe prokurimet publike, u pyet edhe për ligjin për portet turistike dhe ndryshimet lidhur me këtë ligj, si edhe për ligjin për investimet strategjike.
Ai theksoi ligji për portet turistike kishte të domosdoshme ndryshimet për të shmangur sipas absurditetet ligjore që janë bërë.
Sa i përket ligjit për investitorë strategjik u shpreh se është në proces transformimi.
“Nuk kemi bërë ndryshime ligjore për portet turistike. Kemi bërë një ndryshim për të hequr mundësinë e një pasojë absurde dhe ndryshimi nuk lidhet me portet turistike në tërësi apo me garat. Nëse ne shteti shqiptar duam të japim nj koncension apo duam një partneritet është e sigurt që bëhet me garë, ndryshimi që kemi bërë lidhet me raste kur dikush investon për një resort turistik dhe do të bëjë edhe një marinë. Dhe me ligjin e pandryshuar për marinën duhet garë që të vijë një tjetër dhe të nisë që sherr që nuk do mbaronte kurrë. Ne nuk kishim bërë diferencës të rasteve kur ndërtohet një port i ri turistik e ndërtohet një koncesion dhe rastet kur kanë zotërimin e pronësisë dhe në atë territor duan të bëjnë një marinë, natyrisht duhet ta bëjnë duke paguar detyrimet përkatëse. Nuk ka asnjë çudi veç harbimit të atyre që e duan Shqipërinë ë bllokuar. Ma thonë miqtë e huaj, nuk kemi parë të vijë një forcë e brendshme nga një vend tjetër që është në proces për ë haur negociata, e të kërkojë me gjithëçfarë lloji të zezash që të bllokohet vendi. Nuk i ka parë kush as serbët e Malit të Zi, apo malazezët në opozitë me qeverinë e tyre që të kuturisen nëpër vendet e Europës që vendi i tyre të vihet në listën e zezë. As maqedonasit e Maqedonisë së Veriut nuk i kam parë të kuturisen në Europë e të kërkojnë që vendi i tyre të futet në listën e zezë. Këto vende kanë pasur problem të ngjashme me tonat? Patjetër, kanë pasur dhe më keq. Por përse s’e kanë bërë? Ne kemi një specie këtu, unike që s’e ka pasur asnjë vend i kontinentit ku jemi për këtë proces. Sa i përket ligjit për investitorë strategjik kemi në proces të gjithë transformimin që do t’i bëjmë ligjit. Ligjin ekzistues është shtyrë vetëm për të mos lënë vakum mes të vjetrit dhe të riut. Nuk ka qenë shpikje e jona. Jemi në kohë kur ligjin siç e kemi thënë do ta shfuqizojmë duke e zëvendësuar me një tjetër që po konsultohet gjerësisht dhe që është në hapat e fundit”, tha mes të tjerash Rama.
/abcnews.al/


