Macron flirt me sipërmarrësit VIP

schedule18:47 - 22 Janar, 2018

schedule 18:47 - 22 Janar, 2018

Presidenti Manuel Macron ka zgjedhur të përdorë sharmin e tij për të joshur bizneset ndërkombëtare që të ngrenë bazat e tyre në Francë. Sipas gazetës “Le Monde”, presidenti ka arritur të ftojë për një samit 140 liderët e kompanive shumëkombëshe më të mëdha në botë.

I bindur se pamja e jashtme është edhe çështje prestigji, presidenti francez, Emmanuel Macron, po përdor sharmin e tij për të sjellë në Francë firmat më në zë në botë. Dhe sikurse raporton gazeta “Le Monde”, duket se të paktën paraprakisht, Macron ia ka arritur qëllimit.

Ka thirrur për një darkë pune 140 drejtuesit e kompanive më të mëdha shumëkombëshe në botë. Bëhet fjalë për një samit, të cilin ai vetë e ka pagëzuar me emrin “Zgjidh Francën” e që e ka promovuar shumë më parë, duke bërë që biznesmenët të ndalojnë fillimisht në vendin e tij, para se të shkojnë në Davos për Forumin Ekonomik, që zhvillohet nga 23 deri më 26 Janar.

Në darkën që do të mbahet në Pallatin e Versajës, Macron do të zhvillojë takime kokë më kokë me Sheryl Sandberg, numri dy i Facebook; si dhe Sunda Pichai, shef ekzekutiv i Google. Më pas, ai do të mbajë një fjalim përpara liderëve të bizneseve VIP, mes të cilëve figurojnë CEO-t e grupeve bankare Goldman Sachs dhe JPMorgan, si dhe ata të Coca-Cola dhe Danone. Macron pritet të flasë edhe për inteligjencën artificiale dhe ndikimin që do të ketë ajo në ekonomi dhe punësim në vitet e ardhshme./abcnews.al