Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Detaje/ Nga debatet te vrasja, zbardhet dinamika e ngjarjes në Sarandë

schedule22:36 - 7 Maj, 2026

schedule 22:36 - 7 Maj, 2026

SRANDË- Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e pronarit të një pike karburanti në Sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Sipas burimeve, nga dyshimet e para kanë qenë disa persona që janë përballur me viktimën dhe pasi janë konfliktuar fizikisht, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në kokë 66-vjeçarin duke i marrë dhe jetën.

Ndërkohë Policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po kryen procedurat për dokumentimin e ngjarjes kriminale, që i mori jetën Rexhep Ismailit, i cili ishte dhe kryetari i Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!