Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Lamtumirë Servet Pëllumbi/ Nura: Ishte profesori babaxhan. Roli i tij, i rëndësishëm në politikë

schedule13:24 - 6 Maj, 2026

schedule 13:24 - 6 Maj, 2026

Analisti Artur Nura thotë se Servet Pëllumbi ishte profesori babaxhan, i cili i bëri të gjithë bashkë edhe pas ndarjes së tij nga jeta.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se roli i Pëllumbit në politikë, ishte i rëndësishëm.

Nura shtoi se nga politika, Pëllumbi u largua në formën më dinjitoze.



“Ishte profesori babaxhan. Zoti Pëllumbi, vjen nga sistemi i vjetër, në një demokraci. Krahasimi që bëri Rama ishte i goditur. Profesori Servet Pëllumbi e ka ruajtur ideologjinë, brenda një kornize demokratike. Unë besoj se profesori babaxhan i bëri sot të gjithë bashkë. Aty ishin edhe politikanët e vjetër, por edhe opozitarët. Kujtojmë me respekt zonjë Jozefina Topalli, kjo është një respekt për zonjën, por edhe për profesorin babaxhan, që e imponoi kundërshtaren politike, ta respektojë atë. Profesori babaxhan, edhe në largimin e tij, mbetet babaxhan., Largimin nga politika e bëri në mënyrë dinjitoze.

Ishte baba ideologjik për të gjithë socialistët. Ka ruajtur daliogun me kundërshtarët, ka ruajtur respektin për kundërshtarët, por edhe për qytetarët. Fakti që i bahshkoi socialistët dhe demokratët në vdekjen e tij, me respektin që la pas, të ndiqet nga të gjithë politikanët. Nuk duhet harruar dimensioni qytetar. Ai ka drejtuar PS kur kryetari i saj, ishte në kufizim të lirisë. Ka ditur të mbajë socialistët e unifikuar. Ai e ka zëvendësuar kryetarin, duke mbajtur pozicionin e tij. Ai ka demostruar që nuk e tejkalon kompetencën e tij”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!