Besmir Stroka, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj do të jetë trupa gjykuese që do të shqyrtojë në themel me procedurën e zakonshme procesin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe disa të pandehurve të tjerë.
Pas seancës së 27 prillit kur Gjykata e Posacme ndau në dy grupe të akuzuarit, një pjesë që do të gjykohen me procedurë të zakonshme dhe tjera me gjykim të shkurtuar, në GJKKO u hodh shorti elektronik për të caktuar treshen e gjyqtarëve.
Togat e zeza pasi të caktojnë datën e seancës së parë, do të shqyrtojnë procedurat e ndjekura në të gjitha seancat paraprake si dhe veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria, për të kuptuar nëse janë apo jo të ligjshme.
Përvec Erion Veliajt, në të njëjtin proces me gjykim të zakonshëm do të jenë edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, disa të pandehur të tjerë, 5 shoqëri dhe 4 organizata jofitimprurëse. Ndërsa 6 të pandehur u pajtuan me provat e Prokurorisë dhe kërkuan gjykim të zakonshëm.
Kryetari i Bashkisë Tiranë është i vetmi nga të akuzuarit që mbahet në masën e sigurisë arrest në burg, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, fshehje e mos deklarim pasurie”, shpërdorim detyre” dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli.
Ky i fundit i është drejtuar disa herë të tre shkallëve të gjyqësorit për zbutje të masës së sigurisë, por kërkesat e tij nuk janë marrë parasysh.


