Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema tha se sondazhet tregojnë kundërshtim të ndërhyrjes së SHBA në Iran, ndërsa theksoi se konflikti ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës dhe tensionet lidhen me ngushticën e Hormuzit.
Ai u shpreh se SHBA mund të ushtrojë presion për të çuar palët drejt negociatave, por nuk pritet një përshkallëzim i madh i konfliktit. Sipas Memës, mund të ketë goditje të kufizuara ndaj Gardës Revolucionare, por jo një skenar i ngjashëm me përplasjet e mëparshme.
“Sondazhet amerikane janë kundër një ndërhyrjeje në Iran dhe duan që SHBA të fokusohet në mbështetjen e politikës së brendshme amerikane. Konflikti në Iran ka sjellë rritje të çmimit të naftës. Një skenar për mbylljen e luftës është përshkallëzim i konfliktit në rrugë tokësore, ku mund të mbyllet për 10–15 vite. Nafta nuk ulet derisa të hapet Hormuzi. SHBA po mendon që vetë të bëjë presion ndaj Iranit derisa të hapet Hormuzi, e gjitha këto ishin të panevojshme.
SHBA nuk besoj se përshkallëzon konfliktin, mund të ketë përshkallëzim momental për të bindur palët që të jenë në negociata, por jo se Trump ka menduar diçka të tillë sepse nuk mbështetet nga amerikanët. Mund të ketë goditje ndaj Gardës Revolucionare, por nuk besoj të jemi si në konfliktin e muajit mars.” / abcnews.al /


