Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“Zgjedhjet për kreun e PD, maskarallëk zyrtar”, Salianji në “Real Story”: Sali ‘Kolltuku’ po shkatërron Partinë Demokratike

schedule20:07 - 4 Maj, 2026

schedule 20:07 - 4 Maj, 2026

TIRANË- Ervin Salianji, një nga kandidatët e përjashtuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Real Story” se procesi zgjedhor brenda PD-së është kthyer në një farsë dhe një “referendum formal” për Sali Berishën.

Ai u shpreh se përjashtimi i tij nuk ishte i papritur, duke akuzuar Berishën për “mjerim intelektual”, dhe rrënim të forcës morale të opozitës. Sipas tij, situata në PD është produkt i një drejtimi të gabuar dhe mungese demokracie të brendshme.

Ai theksoi se gara për 23 majin nuk mund të merret seriozisht, pasi, sipas tij, mungon konkurrenca reale dhe standardet demokratike.  Më tej, ai akuzoi Berishën se nuk synon fitoren e zgjedhjeve apo forcimin e PD-së, por përdorimin e partisë për interesa personale.



Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Sali Berisha do të jetë vetëm në fletën e votimit duke i kthyer kështu zgjedhjet në një referendum, i cili duhet shumë mund dhe përpjekje për ta marrë seriozisht. Sot në studio është me mua, një nga kandidatët e përjashtuar por sigurisht njeriu që ka bërë betejën më të fortë këto muaj përballë Sali Berishës, Ervin Salianji.

Pjesën e parë do të kem edhe unë shumë mund ta mbaj seriozisht. Realisht është shumë e vështirë ta trajtosh seriozisht këtë pjesën e garës më 23 maj.

Ervin Salianji: Po e more me seriozitet, pastaj duket kemi një problem ne.

Sokol Balla: Si përfundoi gjithçka?

Ervin Salianji: Nuk është se nuk ishte e pritshme. Pra, mjerimi intelektual i Sali Berishës, kalbëzimi organizativ dhe rrënimi i forcës morale që duhet të ketë opozita ka kohë që po ndodh nën drejtimin e tij. Unë thjesht e kam evidentuar dhe më pas ekspozuar. Pra, kam 5 muaj që unë po them atë që thotë cdo demokrat nëpër tavolina dhe cdo zyrtar i PD nëpër biseda private, por që nuk kanë guximin ta thonë në publik se kanë interesin e karriges apo kolltukut të vet dhe kanë nxjerrë edhe atë formë vet, por duke humbur fytyrën. Pra, me kosto të madhe e kanë se po humbe fytyrën.. se mirë të humbësh zgjedhjet, po fytyrën pse duhet ta humbësh se jeta vazhdon. Dhe ky i kësaj jave ishte kulmimi i gjithë kësaj maskarade që gjoja tani ka zgjedhje. Aty nuk ka as zgjedhje, nuk ka demokraci

Sokol Balla: Jo, tani është zyrtare.

Ervin Salianji: Është maskarallik zyrtar. Është farsë zyrtare, është uzurpim zyrtar. Dhe jo vetëm uzurpim, por tregon qartësisht se nuk ka asnjë interes Sali Berisha për të fituar zgjedhjet, nuk ka interes për ta përmirësuar PD. Do një parti të vetën që ta përdorë në negociatë me Edi Ramën, për interesa personale dhe për të krijuar një binom, një regjim Rama – Berisha. Nëse ka një regjim Shqipëria, regjimi është Rama – Berisha. Pra, Ramës i duhet Berisha për të qëndruar në pushtet, sepse duke patur Berishën si pasqyrë përballë ngjan më i ri, më pak i konsumuar, njësoj me problematika të akuzave për korrupsion, me më shumë fatkeqësisht marrëdhënie ndërkombëtare se sa Sali Berisha. Pra, këta po bëjnë një lojë dhe Sali Berisha nga ana tjetër bën përfitime personale që janë të dukshme tani dhe evidente dhe kjo lëvizje që kam bërë ka qenë e duhura edhe për këtë arsye. Pra, ka ekspozuar plotësisht dhe ka rrëzuar gjithë këtë narrativën e gënjeshtër të Sali Berishës që interesohet për interesin publik për partinë e madhe etj etj. Sali Berisha interesohet vetëm për kolltukun e vet. Ia kaluam nga Lul Brava te Sali Brava tani, me dyer të mbyllura. Por ky edhe Sali Kolltuku një njeri që për kolltukun e vet po shkatërron jo vetëm PD, por po i heq shpresën përvec se mundësinë mijëra demokratëve dhe gjithë shoqërisë në fakt që të ndryshojë dhe që partitë politike të konkurojnë përmes alternativave, ideve, asaj që opozita duhet ta ketë: epërsisë morale. Pra, i kërkojmë me forcë Edi Ramës të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme, tani ta imagjinojmë pak si duket, se nuk më vjen mirë që ta them, po imagjinoni pak zgjedhjet që bëhen në Shqipëri, që ka problematika të theksuara sic thotë OSBE/ODIHR me zgjedhjet apo me farsën se këto nuk janë zgjedhje, por po themi me këtë gjasmen që po bën Sali Berisha në PD. Dhe këtu kuptohet tani, që standardi është …

Sokol Balla: Në këtë pikë ne bëjmë thjesht atë përshkrimin e një personi që ka vdekur në këtë rast jo thjesht një partie që ka vdekur, por një fryme që ka vdekur.

Ervin Salianji: Po nuk besoj se ka vdekur partia ka një lloj përpjekje për ta mbyt Sali Berisha por që unë besoj që do ketë si cdo lëvizje se këtu ka patur njerëz që kanë qarë shumë kur vdiq Enver Hoxha se mendonin se cfarë do ndodhte ..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!