Victoria Beckham po detyrohet të shtrëngojë rripin pasi kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë para. Linja e veshjeve me emrin e saj humbi këtë vit 12 milionë paund (1.7 miliardë lekë) dhe Victoria po merr masa ekstreme që të pakësojë shpenzimet dhe të shpëtojë kompaninë.
Investitorët i kanë thënë që nuk mund të udhëtojë më me shofer, që do të thotë se duhet ta ngasë vetë makinë ose të marrë taksi. Gjithashtu, selia qëndrore e Victoria Beckham në Hammersmith, Ëest London, nuk do të dekorohet më me bimë dhe lule.
Drejtoresha e komunikacionit, jo Milloy dhe kreu i PR të brandit, Ruth Davies, kanë dhënë dorëheqjen.
Victoria u vetëofrua të paguhej më pak që të shpëtojë biznesin.
Një burim i brendshëm tha për The Sun: “Victoria po kalon nga shiu në breshër. Shoferi iku, tani vjen vetë në punë. Lulet po i heqin gjithashtu sepse mirëmbajtja kushton shumë. Victoria është shumë e mërzitur sepse i ka dedikuar jetën kësaj kompanie dhe s’ka ndërmend të dorëzohet.”
Raportet tregojnë se linja e veshjeve dhe aksesorëve Victoria Beckham ka humbur 42 milionë paund (6 miliardë lekë) përgjatë 11 viteve në treg.
Victoria u angazhua në biznesin e modës në vitin 2008. Fillimisht, prodhonin vetëm fustane, por me kalimin e kohës u zgjeruan dhe filluan të krijonin aksesorë dhe veshje të tjera./abcnews.al