Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Barcelona, finale në Champions/ Vajzat katalanase për të gjashtën herë radhazi pranë titullit

schedule10:53 - 4 Maj, 2026

schedule 10:53 - 4 Maj, 2026

Ishte e pritshme dhe tani kërkohet trofeu.

Vajzat e Barcelonës arritën sërish në finalen e Ligës së Kampionëve për femra pasi mundën 4-2 Bajernin në “Kamp Nou”.

Në sfidën për titull do të kenë përballë një emër të njohur, Lionin e Francës, që u kualifikua një ditë më parë duke mundur Arsenalin.



Femrat katalanase e dominuan ndeshjen e luajtur në një stadium të mbushur plot, me mbi 60 000 spektatorë, njëlloj sikur të luanin djemtë e trajnerit Hansi Flik.

Salma Parajuelo kaloi vendaset në epërsi që në 14’, por bavarezet barazuan shpejt me golin nga Linda Dalman.

Gjithsesi, “orteku blaugrana” nuk mund të ndalej dhe Aleksia Putejas e tregoi se përse cilësohet si njëra nga futbollistet më të mira të botës.

Ajo shënoi për 2-1 në 23’, ndërsa më pas realizoi edhe rrjetën e katërt pa u mbushur një orë lojë.

Aleksia ka tani 232 gola me fanelën e Barçës, si shënuesja më e mirë në histori për femrat, dhe si e dyta më e mira e klubit në renditjen e kombinuar për djem e vajza.

Putejas kaloi legjendën Sezar Rodrigez dhe përpara saj është vetëm Madhëria e tij, Lionel Mesi me 672 gola, që është padyshim I paarritshëm.

Një gol për Barçën ndaj Bajernit e shënoi edhe Eva Pahor, ndërsa gjermanet shkurtuan me Pernilë Harderin, e më pas goditën dy herë shtyllat.

Lajm I madh për tifozët vendas ishte që Topi I Artë I “Frans Futbollit” për femra, Aitana Bonmati, u kthye në fushë pas disa muajsh dëmtimi.

Kjo ishte finalja e gjashtë radhazi për ekipin “blaugrana”, dhe e shtata gjithsej, ndërsa synohet titulli I katërt në Champions.

Siç e thamë, përballë do të ketë Lionin që arriti një kualifikim të madh në Londër ndaj Arsenalit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!