Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Greqi, bie numri i turistëve në zonat arkeologjike

schedule23:09 - 2 Maj, 2026

schedule 23:09 - 2 Maj, 2026

Numri i përgjithshëm i vizitorëve në zonat arkeologjike dhe muzetë e rajonit të Greqisë Perëndimore ishte 727 377 në vitin 2025, ndërsa në vitin 2024 numri i tyre ishte më i madh, 748 494, siç del nga të dhënat zyrtare të Autoritetit Statistikor Helen (ELSTAT), të cilat u prezantuan nga agjencia greke e lajmeve, ANA.

Sipas të dhënave të ELSTAT, numri i përgjithshëm i vizitorëve u ul vitin e kaluar me 21 117 persona, krahasuar me vitin 2024.

Zona arkeologjike e Olimpit u vizitua nga 276 674 persona vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2024 numri i vizitorëve kishte arritur në 301 987.



Muzeu i Olimpit u vizitua nga 301 459 persona në vitin 2025, ndërsa në vitin 2024 numri i vizitorëve kishte arritur në 286 519.

Muzeu i historisë së Lojërave Olimpike u vizitua nga 16 390 persona në vitin 2025, ndërsa në vitin 2024 numri i vizitorëve kishte arritur në 16 620.

Në total, vendi arkeologjik dhe dy muzetë u vizituan nga 594 523 persona në vitin 2025, ndërsa në vitin 2024 numri i vizitorëve ishte rritur në 605 126, duke rezultuar në një rënie të vizitorëve prej 10 603 personash/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!