Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Crystal Palace “siguron” finalen/ Conference League, anglezët mundëmn 1-3 Shakhtar në gjysmëfinale

schedule11:05 - 1 Maj, 2026

schedule 11:05 - 1 Maj, 2026

Crystal Palace ka siguruar përpara kohe biletën për në finalen e Konference League. Skuadra londineze fitoi në transfertë 3-1 gjysmëfinalen e parë kundër Shakhtar Donjeck, ndërsa pret e qetë sfidën e kthimit në shtëpinë e saj.

Formacioni anglez e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, ndërsa që në minutën e parë kaloi në epërsi me Sarr. Goli I shejt I mesfushorit vendosi pjesën e parë, ndërsa menjëherë pas pushimit, ukrainasit barazuan shifrat me Oçeretko.

Por shpresat e tyre morën një tjetër goditje, kur Kamada ktheu në avantazh Crystal Palace dhe u shuan përfundimisht gjashtë minuta nga fundi I kohës së rregullt me golin e tretë të shënuar nga Strand Larsen.



Me këtë fitore, skuadra angleze e ka thuajse të sigurtë kualifikimin për në finalen e Koncerence League.

Gjithçka e hapur në gjysmëfinalen tjetër, ku Rayo Vallecano mundi 1-0 Strasbourg.

Alemao në minutën e 54 shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën spanjolle, që shkon e avantazhuar në ndeshjen e kthimit.

Edhe një herë, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu e pa nga pankina suksesin e skuadrës së tij, pasi nuk luajti asnjë minutë në këtë sfidë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!