Kanye West do të performojë në Tiranë. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndarë lajmin e ngjarjes që do të zhvillohet më 11 korrik. Performanca do të jetë vetëm për një natë, në një stadium të krijuar posaçërisht për këtë event.
Stadiumi i përkohshëm “Eagle” më një kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh do të ndërtohet përgjatë aksit Tiranë-Durrës.
Kanye West ëshë një nga artistët më me ndikim në muzikës hip hop. Ai është fitues i mbi 20 cmimeve grammy dhe nje vizionar i modës.
Diskografia e tij përfshin albume si The College Dropout, Graduation, 808s & Heartbreak dhe Donda. Kjo do të jetë hera e tij e parë në Ballkan.
Vendet më të afërta me Shqipërinë që West, i njohur me emrin e artit Ye, ka performuar janë Italia dhe Armenia, shtetin e origjinës së ish-bashkëshortes Kim Kardashian.
Kanye west ka shitur mbi 160 milion kopje të albumeve në të gjithë botën, ka fituar 24 cmime Grammy si artisti më i dekoruar në histori nga academia e muzikës, kompania e tij e modës Yeezy vlerësohej në pikun e saj 3 miliardë dollarë. Gjithashtu është cilësuar si një ndër artistët më me ndikim në botë nga revista Time dy herë./abcnews.al


