Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Lufta me Iranin, 25 miliardë dollarë/ Shala: Ja pse Trump ndryshoi strategji

schedule21:31 - 29 Prill, 2026

schedule 21:31 - 29 Prill, 2026

Lufta me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth 25 miliardë dollarë deri më tani. Shifra u zbulua nga drejtori i financave në Pentagonin amerikan, Jules Hurt, i cili deklaroi se shifra më e madhe është shpenzuar për municione, ndërsa shtoi se do të duhen më shumë para për zëvendësimin e pajisjeve ushtarake të shkatërruara.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala vlerëson se arritja e një armëpushimi mes palëve është një zhvillim i rëndësishëm, ku të dyja palët shfaqin interes për uljen e tensioneve.

Sipas tij,  Trump ka ndryshuar qasjen strategjike ndaj Iranit, duke synuar një marrëveshje për çështjen e armëve bërthamore pa u ndikuar nga presioni i kohës. Shala shton se situata aktuale mund të çojë në një “konflikt të ngrirë”, pasi palët po luajnë më shumë me durimin strategjik sesa me përshkallëzimin e drejtpërdrejtë.



” E rëndësishme është që u arrit një armëpushim, ku të dyja palët janë të interesuara. Trump ka ndryshuar strategjinë për arritjen e qëllimit të luftës, për nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin për armët bërthamore. Trump, për herë të parë, nuk është nën presionin e kohës; ai kuptoi që pala kundërshtare po shfrytëzonte mundësinë për arritje të marrëveshjes së shpejtë. Tani janë të dyja palët në një front për durimin strategjik, mund ta kthejnë në një konflikt të ngrirë.” 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!