Shqipëria ka firmosur këtë të martë, më 28 prill, një nga marrëveshjet më të rëndësishme në fushën e gazit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfshirjen e Greqisë si nënkontraktore, duke shënuar një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit energjetik dhe strategjik në rajon. Marrëveshja pritet të ndikojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në rritjen e sigurisë rajonale në Ballkan.
I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, analisti Artur Nura e cilësoi këtë zhvillim si pjesë të një strategjie më të gjerë diplomatike, ku roli i SHBA-ve mbetet kyç në garantimin e stabilitetit. Sipas tij, përfshirja amerikane në rajon përmes Shqipërisë dhe bashkëpunimi me Greqinë sinjalizojnë një orientim më të fortë perëndimor dhe një përpjekje për të rritur ndikimin në Ballkan.
“Diplomacia sjell një siguri rajonale nën ombrën e SHBA. Nuk vjen rastësisht që ambasadorja e Amerikës në Greqi. Kush e di historinë e Ballkanit e di shumë mirë, që kush do të ketë një raport të mirë me Ballkanin duhet që ta fillojë nga Shqipëria. Kujdesi amerikan do të japë një zhvillim më të madh perëndimor në Ballkan.
SHBA nëpërmjet Shqipërisë kërkon ndikim në Ballkan. Greqia ka qenë një nga aleatë e mirë, me problematikat e Shqipërisë, kemi një sheshim të raportit, dhe një sheshim. SHBA kanë interes për stabilitet në Ballkan dhe këtë po e bëjnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. PD është e vdekur me Sali Berishën. Nuk ka shanse që të ndërtojë një rrugë të re me Berishën në krye. Ndryshimi këtu është tejet i madh”, tha Nura.


