Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

  • Po 59%
  • ⁠Jo 41%
Loading ... Loading ...
 

Durrës, hapet muzeu arkeologjik/ Objekti ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 2019

schedule15:46 - 28 Prill, 2026

schedule 15:46 - 28 Prill, 2026

Këtë të martë Muzeu arkeologjik i Durrësit çeli dyert për vizitorët. Pas tërmetit shkatërrues të disa viteve më parë, ky muze rikthehet më i fortë, më i bukur dhe më i plotë, falë programit të bashkimit europian për kulturën. Në ceremoninë e përurimit, Rama tha se restaurimi dhe puna për trashëgiminë kulturore nuk do ndalet vetëm në Durrës, por edhe në shumë objekte të tjera.

“Ne bëmë gjithçka na takonte që me projektet e duhura, me vullnetin e duhur të çonim përpara dhe të vazhdojmë të çojmë përpara, sepse ka ende disa objekte që janë në proces, një punë transformuese e cila flet vetë, siç flet qysh në pamjen e tij të jashtme ky muze që së brendshmi është rikrijuar duke pasuruar linjën muzeale dhe duke e sjellë krejt muzeun në një nivel të ri. Dua po ashtu të shtoj edhe një aspekt tjetër, rëndësinë e madhe që ka programi “EU4CULTURE” dhe në tërësi investimi në kulturë për Shqipërinë. Një vend që jo thjesht sepse është turistik, por edhe sepse është pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian, i ka të gjitha arsyet për të nxjerrë në pah sa më shumë dhe sa më mirë historinë e vetë. Historia e një vendi të vogël rrënjësisht dhe thellësisht europian, me shumë dëshmi të prekshme në të gjithë territorin e vet”, tha Rama.

Ndërsa ambasadori i unionit europian në Shqipëri, silvio Gonzato thotë se ky investim shkon përtej restaurimit fizik të objekteve.



“Solidariteti është një parim themelor i BE, pra ky program nuk ka të bëjë vetëm me restaurimin e monumenteve të rëndësishme për kulturën e Shqipërisë, por edhe për të ndihmuar në rigjallërimin e peizazhit kulturor të Shqipërisë pas tërmetit të tmerrshëm dhe shkatërrimtar të vitit 2019. Unë besoj se rezultatet që kemi arritur së bashku kanë qenë të jashtëzakonshme. Në mbarë vendin kemi restauruar dhe rihapur objekte, kemi rigjallëruar pika turistik, por ajo që është shumë e rëndësishme për mua sidomos, është se kemi përfshirë komunitete lokale dhe kemi mbështetur artistët”, u shpreh Gonzato.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit është muzeu arkeologjik më i madh në Shqipëri.I themeluar në vitin 1951, muzeu ka një koleksion të pasur me objekte që datojnë nga periudha parahistorike deri në shekullin IV pas Krishtit.Këto objekte janë zbuluar kryesisht në sitin antik të Dyrrahut, i njohur ndryshe si Dyrrhachium, dhe përfshijnë artefakte nga periudhat helenistike, romake dhe bizantine./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!