Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Shakaja” e Kimmel me Zonjën e Parë/ Një ditë para darkës së gazetarëve e quajti “vejushë në pritje”

schedule15:03 - 28 Prill, 2026

schedule 15:03 - 28 Prill, 2026

Jimmy Kimmel ka shkaktuar sërish trazira në Shtëpinë e Bardhë dhe këtë herë përplasja e tij ishte drejtpërdrejtë me zonjën e parë, Melania Trump.

Ishte një shaka e prezantuesit të ABC ajo që shkaktoi pakënaqësi te bashkëshortja e Donald Trump, vetëm disa ditë para incidentit me armë në Darkën e Korrespondentëve.

Kimmel e quajti Melanian “një vejushë në pritje” dhe Zonja e parë reagoi ashpër duke e quajtur këtë deklaratë të urryer dhe të dhunshme dhe I kërkoi televizionit të tij që ta pushojë nga puna.



Megjithatë Kimmel e mbrojti shakanë e tij duke e cilësuar një “goditje të lehtë”, për shkak të diferencës 23 vjeçare në moshë të çiftit presidencial.

Komediani theksoi se shakaja e tij nuk ishte në asnjë kuptim një thirrje për vrasje dhe se ai është hapur kundër retorikës së urretjes, për të cilën tha se Melania Trump duhet të fillojë ta kundërshtojë duke biseduar fillimisht me bashkëshortin e saj.

Zonja e parë shkroi në një postim në X se “njerëz si Kimmel nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë në shtëpitë e amerikanëve çdo mbrëmje për të përhapur urrejtje”.

Presidenti Trump tha gjithashtu se e vlerësonte që kaq shumë njerëz ishin “të zemëruar nga deklaratat e Kimmel”, duke pretenduar se ato ishin një “thirrje për dhunë” dhe bëri thirrje që ai të pushohet nga puna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!