Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Tentativa për parakalim shkakton aksident/ Makinat dalin nga rruga, dy të lënduar në Fushë Krujë

schedule09:35 - 28 Prill, 2026

schedule 09:35 - 28 Prill, 2026

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Durrës, në kilometrin e dytë nga Fushë Kruja. Dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë tentativa e njërit prej mjeteve, me drejtuese femër, për të parakaluar, por është bllokuar, dhe të dyja mjetet pas përplasjes kanë përfunduar në kanal.

Të lënduar kanë mbetur drejtuesja e mjetit si dhe një pasagjer.



Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!