Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Është ky propozimi që i bën qeverisë menaxherja e zyrës së Bankës Botërore Maryam Salim. Në prezantimin e raportit mbi Vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhëdhënies financiare për vendin tonë , iu kërkua parlamentit që të ketë një rol më të fortë si instutucioni kryesor i llogaridhënies.
Kanë bërë gati propozimet për qeverinë. Në raportin mbi vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhënies financiare për Shqipërinë, Banka Botërore këshillon që autoritetet shqiptare të shohin me vëmendje menaxhimin e investimeve, lidhjen mes buxhetit dhe strategjive sektoriale si dhe të monitorojnë më mirë njësitë jobuxhetore.
“Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësimin e shërbimeve bazë për qytetarët”.
Megjithatë nuk mungojnë edhe progreset që raporti i Bankës botërore nuk i anashkalon. Të tilla janë:besueshmëria e buxhetit, elementë të transparencës fiskale, monitorimi i shpenzimeve të detyrimeve dhe prokurimet.
Banka botërore inkurajon parlamentin për një rol më të fortë si institucioni kryesor i llogaridhënies ndërkohë që edhe forcimi i auditimit është i rëndësishëm.
Ky raport i udhëhequr nga ekipi i ekspertëve të bankës Botërore është vlerësimi i tretë për Shqipërinë në nivel kombëtar./abcnew.al