Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Trump presidenti me më shumë atentate”/ Minxhozi ngre pyetjen “Pse”. Llaha: Nuk ka filtra në komunikim

schedule20:53 - 27 Prill, 2026

schedule 20:53 - 27 Prill, 2026

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, duke folur për atentatin ndaj presidentit Trump u ndal edhe tek deklaratat e tij, duke theksuar ndikimin e tyre të fortë në opinionin publik dhe skenarin e rrezikshëm që ato mund të nxisin.

Ai iu referua një statusi të Trump, ku paralajmërohej për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit me Iranin, duke theksuar se një situatë e tillë do të tejkalonte kufijtë e një lufte lokale dhe do të kishte pasoja gjithëpërfshirëse.

Sipas Minxhozit, rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si figurat publike përdorin pushtetin dhe ndikimin e tyre.



Nga ana tjetër, psikologia Nereida Llaha vuri në dukje se Trump karakterizohet nga një stil komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i pafiltruar, pavarësisht audiencës që ka përballë.

Skënder Minxhozi: Kur Trump bëri atë statusin e famshëm që “nesër do të vdesë një civilizim” dhe paralajmëroi gjithë popullin e Iranit. Shkaktoi shumë gjurmë, sepse nuk do të kishte më vetëm një luftë lokale do të ishte më gjithëpërfshirëse, sepse ata do i shkatërronin Iranit të gjitha asetet dhe skenari ishte i frikshëm. Realisht këtu vijmë tek rëndësia që njeriu publik ta përdorë mirë pushtetin që ka. Asnjë president nuk ka pasur kaq shumë tentativa sa Donald Trump dhe kjo të bën të pyesësh “pse?”. Po të shikosh rrjetin e tij social ka tre mesazhe në 10 minuta.

Nereida Llaha: Trump ka ardhur me këtë patrullë të fuqishme dhe nuk e ka filtrin e komunikimit, pavarësisht se ka përballë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!