Një lojë që përfundon tragjikisht: ndërron jetë 4-vjeçari në spitalin e Tiranës pas tre ditësh trajtimi.
Tre ditë më parë, i mituri ishte dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit, pasi ishte goditur aksidentalisht në kokë me një gur nga motra e tij e mitur, gjatë kohës që po luanin në banesë. Më pas, ai u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, por nuk arriti të mbijetojë.
Policia ka referuar materialet në prokurori që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit, për veprime të mëtejshme procedurale.


