“Vdes pa lindur ende”, Vasili: Krimi zgjedhor, pas dosjeve 184 dhe 339, tani edhe Zogu e Dajana, ç’pret SPAK

schedule12:52 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 12:52 - 29 Dhjetor, 2019

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në rrjetin social “Facebook”  ka reaguar me kritika ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ai shprehet se një SPAK që do t’i shmanget çështjes më kritike në Shqipëri, asaj të vjedhjes së votave, është një SPAK që vdes pa lindur ende.

Statusi:

Krimi zgjedhor, pas dosjeve184 dhe 339, tani edhe Zogu e Dajana, ç’pret SPAK?? Blerja e votave eshte themeli i shkaterrimit dhe kapjes se shtetit ligjor. Blerja e votave eshte mburoja politike e korrupsionit pa fre.

Blerja e votave blen drejtesine dhe mbron kriminelet me pushtet. Ne pergjimet e fundit del qarte se si 30 qershori ishte nje kellire politike dhe pergjimet e te famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanes vertetojne sheshit blerjen e neveritshme te votes per te legjitimuar votimet moniste te Edi Rames.

Te vertetat jane sheshit,jane publike,po bubullojne dhe njeherazi me to dita dites po shperbehet e po shkretohet Shqiperia sepse qeverisin hajdutet e kriminelet e votave ne pushtet deri ne krye te qeverise e te parlamentit. Krimi elektoral ku eshte vertetuar se qe nga Kryeministri e deri tek ministrat,deputete,drejtore, shefa policie etj jane provuar nga pergjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore te tij,duhet te hetohen nga SPAK-u sepse eshte objekt i SPAK-ut, ndryshe cdo fjale eshte demagogji boshe. Ne se SPAK i ben bisht hetimit te krimit elektoral qeveritar ashtu sic beri prokuroria e Arta Markut, qe i coi dosjet ne Diber, kujt i duhet më ky SPAK?

Nje SPAK qe do ti shmanget ceshtjes me kritike ne Shqiperi ku qeveria dhe krimi te bera njesh grabisin voten me para e kercenime gjithfaresh pushtetin e qytetareve, eshte nje SPAK, qe vdes pa lindur ende. Hetimi i krimit elektoral eshte prova e te vertetes per SPAK per te ndare ne se ai zbaton ligjin apo zbaton ligjin e rilindjes.

Populli nuk do ta lejoje,por populli po vezhgon me zemerim shperthyes edhe “drejtesine e re” dhe SPAK-un se si po vepron ajo dhe a do te jene zbatuese te kushtetutes dhe ligjit apo do te jene masha ne duart e Edi Rames dhe rilindjes dhe do te zbatojne ligjin e kusareve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!