Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesitën e kësaj të hënë në aksin Elbasan-Librazhd.
Burime zyrtare të policisë thanë se si pasojë e përplasjes së makinave, ka humbur jetën një 33 vjecar nga Kina, ndërsa janë plagosur 4 persona të tjerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


