“Tri lëndë në 6 orë”/Demokratët: Do të fusë në krizë arsimin

schedule13:53 - 22 Janar, 2018

schedule 13:53 - 22 Janar, 2018

Demokratët mendojnë se projekti “tri lëndë në gjashtë orë” që do të nisë zbatimin në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesëm në muajin shkurt do të fusë në krizë arsimin parauniversitar,ndërsa për socialistë kjo është një iniciative pozitivë e kërkuar nga prindërit dhe nxënësit. Argumentat i dhanë në komisionin parlamentar të edukimit ku kërkuan ministren e Arsimit Lindita Nikolla të paraqitet pranë tij për të dhënë shpjegimet e saj.

Deputetët kërkojnë ministren. Demokratë e socialistë në komisionin parlamentar për edukimin u bënë bashkë në kërkesën e tyre.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte thirrur në një seancë dëgjimore për projektin që do të nisë në shkurt në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme “tri lëndë në gjashtë orë”, por ajo kishtedërguar zëvendësen Bora Shahini. Shpjegimet deputetët nuk i donin prej saj, ndërsa argumentat i kanë të ndryshme.

Seanca u shty për një tjetër datë, ndërsa pyetjet kryetarja e komisionit parlamentar për edukimin i kërkoi Shahinit t’ja transmetojë Nikollës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!