Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Heronj” shqiptarë për në Champions/ Hofenheim i afrohet Ligës së Kampionëve pas fitores së re

schedule13:01 - 26 Prill, 2026

schedule 13:01 - 26 Prill, 2026

“Dardanët” vazhdojnë me protagonizmin e tyre. Edhe pasi Kosova u eliminua nga play off për në Kupën e Botës, yjet e saj nuk reshtin së shkëlqyeri në kampionatet në Europë, dhe heroizmi I radhës ndodhi në Bundesligë.

Dy prej tyre, Fisnik Asllani dhe Albian Hajdari, ndihmuan Hofenhajmin të fitonte në fushën e Hamburgut dhe të mbante gjallë shpresat për kualifikim në Champions.

Në një ndeshje të fortë në “Folksparkshtasdion”, miqtë luajtën më mirë dhe ia dolën 2-1.



Asllani shënoi golin e parë në 18’, ndërsa Hajdari shërbeu asistin për të dytin në fundin  e pjesës së parë.

Në mes të dy golave të Hofenhajmit, Hamburgu dikur skuadër e madhe barazoi rezultatin përkohësisht kur realizoi Glacel me penallti në 34’.

Për Asllanin janë 10 gola e 8 asistë këtë sezon në 30 ndeshje të Bundesligës, një paraqitje e shkëlqyer.

Hofenhajm ka 57 pikë dhe ka mundësi të mira për të arritur vendin e katërt dhe për të luajtur sezonin që vjen në LIgën e Kampionëve, ndonëse konkurrenca me Shtutgartin vazhdon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!