Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë Asamblesë së PS në Dibër, se 3 mandatet e fituara në këtë qark, ishte një rezultat spektakolar.
Rama tha se punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim dhe se po japin frytet e tyre.
Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria do ulet në tryezën e përbashkët të Europës.
“Kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, të cialt kanë të gjitha vlerën e tyre. Dua t’ju them që 3 mandatet fituese të këtij qarku, janë 3 mandate që shkëlqejnë jo thjesht si 3 mandate, po për rezultatin që përfaqësojnë, një rezultat spektakolar. Rruga e Arbrit, nuk është më projekt apo premtim, por vepër që i takon mandatit që lamë pas. Sot, janë frytet e para të Rrugës së Arbrit që po fillojnë të preken. Pasuritë e patundshme janë rritur në vlerë, është rritur toka, kërkesat për të ndërtuar në Peshkopi, sot janë rritur. Kam besim se këto vite, do jenë vite të një rilindjeje tjetër të kësaj zone. Jam i bindur se një tendencë do shfaqet edhe këtu. Dibra është shumë afër kryeqytetit, jastëku i gjelbër i kryeqytetit. Punët e Shqipërisë po vijojnë pa ndalim. Misioni ynë kombëtar si socialistë, që është misioni për ta çuar Shqipërinë dhe për ta ulur në tryezën e përbashkët të Europës, janë në fazën finale”, theksoi ai./abcnews.al


