Policia ka goditur një call center në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Fasada”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center.
Në flagrancë u kapën dy administratorët, si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.
Apartamenti ishte marrë me qira nga dy administratorët, të cilët u arrestuan. Ndërkaq, 12 operatorët u proceduan penalisht.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR.
Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë./abcnews.al


